Në Katedralen Shën Nënë Tereza kanё nisur ceremonitё pёr festimin e Krishtlindjeve

Në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë kanё nisur ceremonitё e Krishtlindjeve tё organizuara nga Ipeshkvia e Kosovës.

Në këtë manifestim po marrin pjesë ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ndërsa po pritet që festës t’i bashkohen edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Vikari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, ka thënë se në këtë festë janë duke pritur mysafirë për të uruar Krishtlindjet në një ambient festiv.

“Në ora 23:30 do të jetë programi i fëmijëve ku do të merr pjesë Arta Dobroshi me dy poezi kushtuar Kërshëndellave dhe Nënës Terezë si dhe në ora 24:00 do të jetë mesha e mesnatës. Nesër në ora 12:00 do të jetë mesha që do ta drejtoj unë ndërsa ipeshkvi do të jetë në Prizren që të mos mbetet anash sepse lashtësia dhe aktualiteti kombinohen mirë, prandaj Papa Françesku e ka ngritur në nivel të Ipeshkvisë, ipeshkvia Prizren-Prishtinë”, ka thënë ai, pёrcjell gazeta express.

Don Lush Gjergji tha se ky vit ishte specifik pasi ishte edhe 550 vjetori i Skënderbeut si dhe zyrtarizimi i ushtrisё sё Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë