Protesta e studentëve pёr vizat para zyrёs sё BE-sё: ‘Mjaft na izoluat’   

Sot kanё protestuar studentёt e Universitetit tё Prishtinёs para zyrёs qёndrore tё BE-sё nё kryeqendёr, pёr tё shprehur pakёnaqёsinё me mos liberalizimin e vizave pёr qytetarёt kosovarё. Ata kanё pyetur BE-nё: A ёshtё izolimi vlerё, raporton Kabllogrami

Studentёt kanё nisur marshin e tyre nga Fakulteti Filozofik i Universitetit tё Prishtinёs, derisa u kanё bёrё thirrje edhe qytetarёve qё t’i bashkohen marshit protestues.

Kёtё protestё ata e organizuan si shenjë pakënaqësie me BE-në për bllokimin e procesit tё liberalizimit të vizave.

“Mjaft na izoluat”, ishte thirrja e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. “Duam liri tё lёvizjes”, “Na keni mbylluar perspektivat duke na lёnё vendin e vetёm tё izoluar nё Evropё edhe pёrkundёr plotёsimit tё tё gjitha kritereve” ishin disa nga thirrjet e studentёve.

Studentët kishin përgatitur një dhuratë për festën e Krishtlindjes për shefen e BE-së Frederica Mogherini, dhe atë e lanë para zyrës së BE-së, bashkë me pankartat.

Por, pjesëtarë të policisë nuk lejuan që dhurata të mbërrijë brenda zyrës së BE-së. Ajo u konfiskua si provë nga policia e Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë