‘Nëse bëhet Shqipëria e madhe, Serbia duhet ta aneksojë veriun e Kosovës’

Çfarëdo hapi i Kosovës drejt bashkimit me Shqipërinë, të cilin ajo e mendon si zgjidhje të vetme për statusin e saj, do ta detyronte Serbinë ta aneksonte veriun e Kosovës. Kjo do ta hapte çështjen e kufijve të Serbisë, do ta radikalizonte politikën brenda vendit dhe do të reflektohej edhe në Republikën Sërpska.

Këtë tezë, siç shkruan gazeta e Beogradit “veçernje novosti”, e ka paraqitur në një tribunë në Banjallukë Timothy Less, hulumtues i Forumit Gjeopolitik të Universitetit të Cambridget, transmeton Koha.net.

Pak kohë më parë, kryesuesi i presidencës së BeH-së Milorad Dodik në Beograd ka thënë se është e pamundur të evitohet ndikimi i Kosovës edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Lees Kosovën e sheh si pjesën më të destabilizuar të Ballkanit, pasi, sipas tij, Prishtina, duke u përpjekur të ndryshojë statusin e vet, gjendet në gjysmën e rrugës së transicionit drejt shtetësisë. Duke u përpjekur që të dalë nga pasiguria juridike, Kosova, sipas Lessit, do të fillojë zinxhirin e ngjarjeve që do të mund të sillnin te rikomponimi i Ballkanit.

“Nëse boshnjakët zvogëlojnë presionin ndaj serbëve dhe kroatëve u japin autonomi më të madhe, BeH potencialisht do të mund të mbijetonte si vend radikal dhe shumë i decentralizuar. Në të kundërtën, nëse presioni bëhet edhe shumë i madh, me siguri se do të vijë momenti që udhëheqja serbe të ballafaqohet me çështjen e pavarësisë formale”, ka thënë ai.

“Qytetarët e Republikës Sërpska, shumë herë kanë theksuar se dëshirojnë të qeverisin veten, të kenë autonomi, kompetencat e veta. Në këto rrethana, është pak e besueshme se B e H-ja do të mbijetonte si shtet unik në kufijtë e tashëm”, ka shtuar tutje.

Analisti politik Sërgjan Perishiqi ka thënë se në rrëfimin për statusin e Kosovës dhe pasojat në Republikën Sërpska e në Bosnjë e Hercegovinë, esenciale është që politikanët serbë mos të lejojnë që këto çështje t’i zgjidhin vetëm forcat perëndimore por që aktivisht të përfshihet edhe Rusia. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë