200 miliardë dollarë dëme mund të shkaktojë një sulm kibernetik

Një sulm kibernetik, i nisur në një shkallë globale, do të kishte potencialin për të shkaktuar dëme prej gati 200 miliardë dollarë, sipas projektit Cyber ​​Risk Management, me seli në Singapor, e specializuar në rreziqet e IT-së, që përfshin siguruesit “Lloyd” dhe “Aon”.

Sipas studimit, një sulm kibernetik që shfrytëzon “ransomware” (virusin që “merr peng” sistemet kompjuterike ) mund të kushtojë 193 miliardë dollarë dhe mund të godasë mbi 600 mijë kompani në mbarë botën.

Sipas një skenari hipotetik, sulmi niset nëpërmjet një e-maili të infektuar, i cili i përcillet të gjitha kontakteve të atyre që e hapin atë dhe brenda 24 orëve arrin të përhapet deri në pikën e sekuestrimit, kodimit, të dhënave që përmbahen në 30 milionë pajisje në mbarë botën.

Kompanitë më pas do të detyroheshin të paguanin shpërblime ose të zëvendësonin pajisjet e infektuara.

Sipas ekspertëve, sektori i shëndetësisë dhe sektori i shitjes me pakicë do të preken më shumë, me 25 miliardë dollarë secila, pasuar nga prodhimi.

Në një nivel gjeografik, sulmi do të ishte më i rëndë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të rrezikonte 89 miliardë dollarë, ndërsa për Europën 76 miliardë./atsh/©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë