Nga 3 e mëngjesit, mbi 22 mijë kosovarë me mbi 4 mijë vetura, hynë sot në Shqipëri

Fluks i madh, në hyrjen për në Shqipëri, i shtetasve kosovarë në pikën kufitare të Morinës, bashkia e Kukësit, dhe atë qysh të nesërmen e pritjes së Kurban Bajramit, që festohet nga shqiptarët e besimit islam.

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 03.00 të mëngjesit kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, 22145 shtetas me 4058 mjete. Sakaq, policia njofton se “u kryen kontrolle me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi”.

Sipas njoftimit të Policisë, Policia Kufitare në Morinë, që prej orëve të mëngjesit ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje.

Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë po kryen kontrolle me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi, thuhet mes tjerash në njpftimin e Policisë.Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë