Diplomon piloti i parë i FSK-së

Nëntogeri i FSK-së, Afrim Zabeli, ka diplomuar në Akademinë ushtarake të Turqisë, duke u bërë piloti i parë i FSK-së, që nesër pritet të marrë mandatin e Ushtrisë pas votimin nё Kuvendin e Republikёs sё Kosovёs.

Lajmin e ka bërë të ditur oficeri i FSK-së, Naim Haziri, përmes rrjetit social Faceboo, përcjell koha.net.

“Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli. Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë. E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës. Përgëzova pilotin dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së. Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme. Urime Kosovë!” ka shkruar ai nё Facebook. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë