Nisma nё Drenicё po zgjerohet me shpejtёsi

Mbrёmjen e ditёs sё djeshme, Nisma Social Demokrate formoi edhe degën e saj në mes tё Drenicës, në fshatin Krasaliq të komunës së Skenderajt.

Kjo është dega e 22-të në keto anë dhe njohёsit e raporteve politike nё kёto anё po e vlerёsojnё kёtё njё rritje tё shpejtё me pёrmasa tё mёdha, duke e tkurrur njёherit, numrin e anёtarёsisё sё PDK-sё nё Drenicё. Sidoqoftё zgjedhjet janё ato qё pёrcaktojnё saktё matjen e forcave nё teren.

Ne po rritëmi së bashku me të rinjët dhe qëllimi ynë i vetëm është ta ndihmojmë atëdheun, ashtu siç e ndihmuam atëherë nё luftё, kur më së shumti kishte nevojë për ne. Së bashku jemi më të fuqishëm , thuhet nё njё njoftim tё publikuar nё rrjetin social facebook tё Shekip Fazliut, njёrit nga figurat qendrore tё Nismёs Social Demokrate nё Drenicё. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë