Pas protestave të sotme në Beograd, kërkohet lirimi i gjithë të burgosurve

Protesta e një pjese të opozitës në Bulevardin “Mbreti Stefan” në Beograd përfundoi rreth orës 18:00, pas fjalimit të liderit të Dverit, Boshko Obradoviq.

Ai kërkoi që të gjithë të arrestuarit të lirohen nesër deri në orën 15.00.

Udhëheqësi i Dverit, duke folur para stacionit të policisë, tha se të gjithë ata që u arrestuan nga policia e Vuciqit, u transferuan nga stacioni në gjykata, ku janë dënuar nga 48 orë deri 30 ditë burgim, njofton koha.net.

Obradoviq e përshkroi sulmin në RTS si një veprim të guximshëm dhe uroi të rinjtë për guxim.

Para se të arrinin para stacionit policor në Bulevardin “Mbreti Stefan”, demonstruesit mbajtën protestë përpara ndërtesës së Presidencës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë