Vritet një 27 vjeçar në Prishtinë

Një vrasje ka ndodhur në orët e mesditës afër shkollës së mesme teknike në Prishtinë, në rrugën “Haxhi Zeka”. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar vrasjen në Prishtinë.Sipas tij, viktima është një 27 vjeçar dhe Prokurori është në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa në vendngjarje janë Policia dhe ndihma e shpejtë.

Policia e Kosovës konfirmoi se sot rreth orës 11:30, ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë, përcjell Telegrafi.

Vdekjen e viktimës A.J. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë