Pas takimit me Mogherinin, çka thanё Shpendi e Fatmiri

Ka përfunduar takimi i ekipit negociator me Federica Mogherinin, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian. “Taksa nuk hiqet në të thatë, taksat janë i vetmi mjet për të bërë presion mbi Serbinë”, ka thënë Shpendi duke bërë të ditur se Serbia duhet të ndalë politikën kundërshtuese ndaj Kosovës.

Pas takimit, kryesuesit e ekipit negociator, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj kanë thënë se i kanë bërë të qartë Mogherinit që Kosova përfaqësohet me ekip dhe jo me individë.

Shpendi ka thënë se “çdo marrëveshje e pranueshme nga dy shtetet, do të pranohet edhe nga Mogherini nëse është sipas vlerave të BE-së dhe është e qartë që edhe SHBA-në e Rusia janё tё pёrfshira nё arritjen e ndonjë marrëveshjeje ”, duke përjashtuar ridefinimin e kufijve në vija etnike.

“E bëmë të qartë. Jemi këtu me mandat kushtetues dhe të Parlamentit. Gjithashtu, ne do të diskutojmë dhe debatojmë të arrijmë te dialogu. Dialogu do të vazhdojë në nivel të shteteve. Kosova ka ekip negociator. Jemi republikë parlamentare dhe parlamenti na ka mandatuar. Dialogu ka një adresë. Çdo ftesë që kanë, përfshirë presidentin ia bëmë të qartë që të na dërgoni delegacionit shtetëror. Kur ka takime të presidentëve, ka. Kur ka të ekipeve, ka të ekipeve. Ne kemi përgjegjësinë për të negociuar marrëveshjen, në konsultim me krerët tjerë shtetërorë”, kanë thënë më tej krerët e ekipit negociator.

Kanë thënë se është përmendur edhe çështja e liberalizimit dhe e taksës. “Taksa nuk hiqet në të thatë”, ka thënë Ahmeti duke bërë të ditur se Serbia duhet të ndalë politikën kundërshtuese ndaj Kosovës. “Taksat janë i vetmi mjet për të bërë presion mbi Serbinë”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë