Porsche e re ‘911’ arrin 100 km/h vetëm për 3 sekonda /video/

Porsche 911, modeli i gjeneratës së re të 992 Cerrera S, sipas kompanisë i duhen tre e gjysmë sekonda për të arritur shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, por në jetën reale del të jetë shumë më i shpejtë se kaq.

Ueb faqja automobilistike, Motorsport Magazine kanë testuar aftësitë e veturës, me të cilën nga 0 në 100 km/h e kanë arritur për 3 sekonda.

Arritja mahnitëse nga 0 në 100km/h mbetet pas asaj se çfarë ndodhë më pas.

Kësaj Porsche’je i janë dashur vetëm 10 sekonda në tërësi për arritur shpejtësinë 200 km/h. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë