Veseli po teston pajisjet ushtarake amerikane që do t’i dhurohen Kosovës

Kadri Veseli ka rikonfirmuar sonte sërish nga baza ushtarake amerikane se Ushtria e Kosovës do të votohet më 14 dhjetor dhe për këtë ai ka thënë se s’ka kthim prapa dhe se Kosova e ka mbështetjen e plotë të aleatit të përhershëm – SHBA, pёrcjell raportimet e mediave Kabllogrami.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli po qëndron në një bazë ushtarake amerikane ku po sheh nga afër pajisjet ushtarake që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ia dhurojnë Ushtrisë së Kosovës gjatë fazës tranzitore.

Veseli ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë faktor paqe në rajon dhe do të jetë aleate e NATO-s nëpër misionet e paqeruajtëse në botë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë