Pritet të ndodh: Vedat Muriqi në Galatasaray

Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës në shtetin turk.

Reprezentuesi i Kosovës ka lënë pas vetes një sezon të jashtëzakonshëm duke shënuar 17 gola dhe asistuar në tetë raste.

25-vjeçari sot (e hënë) pritet të jetë në Stamboll, pasi që sulmuesi do të nënshkruajë dhe do të transferohet te 22 herë kampioni i Turqisë, Galatasaray, transmeton Telegrafi.

Gjithnjë sipas burimeve, shtatlarti do të fitojë 1.7 milion euro dhe varësisht prej performancave, paga vjetore do të arrijë deri në 2.2 milionë euro.

Në anën tjetër, Rizespor do të arkëtojë katër milionë euro plus një milion në fund të edicionit 2019/2020.

Theksojmë se për lojtarin kanë shprehur interesim edhe Fenerbahçe, Lazio dhe Toulouse.

Ndryshe, Muriqi karrierën e ka filluar te Liria e Prizrenit, gjersa ka luajtur edhe në kampionatin e Shqipërisë para se të shkojë në Turqi. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë