Distria Krasniqi e artë në Kinë /Video/

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kinë duke përmbyllur me sukses maksimal garën e saj në World Judo Masters, Guangzhou 2018, njofton Kabllogrami

Xhudistja nga Kosova arriti të mposhtë në finale xhudisten japoneze, Kondo Ami, e cila ishte medaliste olimpike dhe nuk ishte sfidë aspak e lehtë për Distrian.

Por, përkundër vështirësisë së duelit, Distria ishte e fokusuar dhe për 16 sekonda e hodhi në tatami medalisten japoneze nga Lojërat Olimpike.

Kështu, Distria fiton të artën për kategorinë deri 52 kilogramë. Pas triumfit, Distria fiton 1800 pikë olimpike, të vlefshme për kualifikim në Lojërat Olimpike. /©Kabllogrami/

Momente krenarie nga ceremonia e intonimit të himnit dhe ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës si triumfuese në podium, në video të publikuar nga Gazeta Express.

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë