Profesori i Oksfordit flet për sondazhin: ’93 % e shqiptarëve thonë se nuk duhet prekur kufijtë e Kosovës’

Profesori i Oksfordit, Anthony Heath ka folur në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’” që po mbahet sot në Prishtinë.

Ai ka prezantuar një sondazh me 3 pika kyçe se si duhet të jetë zgjidhja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ka një pasiguri tek popullata serbe dhe shqiptare se çfarë duhet të jetë marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Ai ka prezantuar 3 skenarë të këtij sondazhi.

  1. Vazhdimi i status-quos.
  2. Pushtet më i madh i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe
  3. Rregullimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij skenari i parë i status-quos nuk është i përkrahur as nga komuniteti serb dhe as nga ai shqiptar.

“Vazhdimi i status-quos për Kosovën, nuk përkrahet as nga shqiptarët e as nga serbët, dhe të dy komunitetet janë të pakënaqur me aranzhimet aktuale”.

Ai është shprehur se gjatë zhvillimit të sondazhit ka gjetur disa dallime në perspektivën e dy komuniteteve.

“Komuniteti shqiptar është i brengosur për të arritur integrimin evropian dhe njohjen nga Serbia, kurse respondentët serbë kanë nevojën për të zgjidhur problemet e brendshme me të cilat përballen”

Skenari i dytë ai i zgjatjes së pushtetit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sipas Profesorit nga Oksfordi përbën dallim në mendimet e dy komuniteteve.

“86% e komunitetit shqiptar nuk pajtohen me dhënien e atij pushteti të zgjatur të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Edhe tek serbët ka ndarje dhe dallimeve brenda komuniteti serb sa i përket zgjatjes së pushtetit të asociacionit, 1/3 pajtohet dhe po aq nuk pajtohen me këtë skenar. Pra nuk kanë një mendim të njëjtë”

Sa i përket skenarit të rregullimit të kufijve mes dy shteteve, në sondazh kemi gjetur se pjesa dërmuese e komunitetit shqiptar është kundër ndryshimit të kufijve.

“93% e shqiptarëve thanë se Kosova është e pavarur dhe duhet të njihet si e tillë pa ndryshim të kufijve dhe nuk ka nevojë të bëjë koncensione për këtë”.

Ai tha se janë parashtruar disa pyetje nga ky sondazh se a pajtohet komuniteti shqiptar me politikat e BE-së dhe SHBA-së.

“Kemi rezultate befasuese, vërejmë se ka mbështetje më të madhe për politikën e SHBA-së se sa të BE-së në mesin e shqiptarëve” u shpreh ai. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë