Xhiruesi anglez: 1997 në vijën e frontit në Kosovë, 2019 me përfaqësuesen e Kosovës

Gazetari i ITV Sport, Gabriel Clarke ka postuar një foto të kameramanit Chris James në periudha të ndryshme, duke treguar njëherësh ndryshimin e madh që ka pësuar Kosova.

Ai ka publikuar në Twitter një foto të Jamesit duke marrë imazhe vija e frontit në luftën e Kosovës më 1997, e një tjetër nga ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Anglisë dhe Kosovës.

“1997 në vijën e frontit në Kosovë, 2019 Angli – Kosovë, te vija anësore. Asnjë hap prapa. Kameramani Chris James nga ITV Football”, ka shkruar Clarke.

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë