Rivalitet mes vendeve të BE-së rreth hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe MV

Shumica e qeverive të BE-së, në krye me Italinë, kanë kërkuar të martën që të përmbushet premtimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat ndodhen përballë një shtyrjeje të re të anëtarësimit në bllok, shkaku i kundërshtimeve nga disa vende të Evropës Veriore.

Ministrat për Evropën janë takuar në Luksemburg, pothuajse një vit pas ditës kur papritur e shtyjnë vendimin për t’i hapur negociatat me këto dy shtete, duke hedhur dyshim mbi strategjinë e BE-së për Ballkanin me gjithë praninë gjithnjë e më të madhe të Rusisë dhe Kinës në rajon.

“Duhet ta mbajmë momentumin”, ka thënë George Ciamba, ministri rumun për Çështje Evropiane. Ministri i Jashtëm italian, Enzo Moavero ka thënë se duhet të ketë marrëveshje përfundimtare të martën, transmeton Reuters, përcjell koha.net.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë pritur që ministrat e bllokut ta japin dritën e gjelbër gjatë takimit në Luksemburg. Një gjë e tillë do t’ia hapte rrugën miratimit të fillimit të negociatave nga liderët e BE-së gjatë samitit në Bruksel, të enjten.

Shtetet që kërkojnë dritën e gjelbër për bisedime, përfshirë grupin prej 13 shteteve, prej Italisë e deri tek Polonia, thonë se BE-ja me shtyrje të re e vë në pikëpyetje kredibilitetin e vet, transmeton Koha.net.

“Është më interesin e BE-së… nëse duam ta dëshmojmë se jemi palë me ndikim në botë, nëse duam ta dëshmojmë se e kemi marrë seriozisht zgjerimin”, ka thënë të hënën Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë