‘Putini do të rikthejë ndikimin në Ballkan, pёr kёtё po i ndihmon Thaçi’

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me takimin e tij me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i ka ndihmuar këtij të fundit që të kthejë ndikimin në Ballkan.

“Takimi që u zhvillua me Putinin, ishte lajm i keq jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin. Putini po përpiqet të rikthehet në Ballkan. Gjukanoviqi e Zaevi e kanë zbrapsur atë” ka thënë Kurti.

Më tej ai ka thënë se: ” Ai (Putini) tash e ka rigjetur këtë njeriun tonë, që është president, dhe po përpiqet të rikthehet në rajon. Ne nuk duhet të ndryshojmë me aleatët tanë, SHBA-në e Gjermaninë. Ky tashmë e ka shkelur një vijë të kuqe të trashë”, është shprehur Kurti për televizionin publik. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë