Tayna bëhet si Nicki Minaj

Reperja e njohur kosovare, Tayna, duket se inspirimin për veshjen e saj të fundit e ka gjetur te reperja e famshme amerikane, Nicki Minaj.

Kostumi ngjyrë rozë duket i vështirë për tu duruar në trup, por i thekson bukur linjat trupore te të dyja reperet, bën të ditur emisioni “Express” i televizionit  KTV.

Performuesja e repit vitin e kalur arriti të bëhet e famshme në botën shqiptare me disa këngë të saj të shoqëruara me video klipe, të cilat u pëlqyen shumë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm, derisa edhe këtë vit Tayna nuk e ka në plan të ndalet dhe si duket do të vazhdojë drejt suksesit me të njejtin ritëm. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë