Haradinaj me porosi nga Mitrovica: S’pranojmë ndërrim të kufijve por vetëm njohje të tyre

“I vetmi popull në botë që kufizohet me toka të veta janë shqiptarët si në Kosovë dhe Shqipëri. Si ka logjikë pra me pyet dikush çka po ju duhet Leposaviqi meqë nuk ka shqiptarë. Ne nuk pranojmë ndërrim të kufijve, por vetëm njohje me këta kufij”, ka thënë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një takimi në Mitrovicë, transmeton Kabllogrami.

“S’ka me kush jep ndonjë copë të Kosovës askujt.. e kam thënë këtë edhe në Reçak ku u bë kthesa…i vetmi popull në botë që kufizohet me toka të veta janë shqiptarët si në Kosovë dhe Shqipëri.. qysh ka logjikë pra me pyet dikush çka po ju duhet Leposaviqi meqë nuk ka shqiptarë….Ne nuk pranojmë ndërrim të kufijve por vetëm njohje me këta kufij. Nëse e ndihmoni Aleancën në Mitrovicë nuk më ndihmoni mua por interesit nacional. Nuk e dini qytetarë ju si do të ishte Mitrovica me udhëheqjen e Aleancës, atëherë provojeni. zbulojeni… ndoshta do t’ju zhgënjejmë por jo me ju mashtru”, citon kp të ketë thënë Haradinaj .

Jeton Ujkani koordinator i AAK-së në Mitrovicë, tha se mijëra familje në këtë qytet jetojnë si refugjatë dhe me ankthin e ndarjes së kësaj komune.

Minatori Esat Meha, ka vlerësuar punën e kryeministrit Haradinaj, derisa kërkoi nga ai që të angazhohet edhe në gjetjen e zgjidhjes për punëtorët e Trepçës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë