Rekord ditor i të vdekurve nga COVID-19 në Brazil

Numri i njerëzve në Brazil që kanë vdekur me Covid-19 arrinë shifrën rekorde për një ditë 1,179.

“Ne duhet të vendosim se kush do të vendoset në ventilim e kush jo,” Elaine Oliveira, një infermiere që trajton pacientët me Covid-19, thotë për vendimet e vështira që punëtorët shëndetësorë duhet të marrin në pjesë të ndryshme të Brazilit.

Por ky nuk është burimi i vetëm i zhgënjimit për infermieren në shtetin Ceará veri-lindor.

Oliveira postoi një fotografi të veten me veshje të plotë mbrojtëse në Instagram dhe iu lut njerëzve që të qëndronin në shtëpi.

Ajo e ka bërë këtë sepse shumë brazilianë po injorojnë masat preventive të vendosura nga qeveria dhe rregullat e distancës sociale, të inkurajuara nga Presidenti Jair Bolsonaro, i cili vetë e ka hedhur poshtë virusin si “një grip të vogël”, duke konsideruar se në fakt dezinformimi në lidhje me virusin paraqet kërcënim për publikun.

Oliveira madje ka ndaluar së foluri me vëllezërit e saj sepse nuk pranojnë ta marrin seriozisht pandeminë.

Infermierja braziliane Elaine Oliveira dëshiron që brazilianët ta marrin seriozisht çështjen e virusit

-Huazuar nga BBC

@Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë