Retorika e propagandёs serbe: Dialogu me Kosovën, pas heqjes së taksës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sikurse edhe ditё mё parё Vuçiqi nё OKB e gjetiu, pastaj ministri serb i tregtisё Rasim Ljajiq, e deri te Marko Gjuriqi qё menaxhon nga Beogradi njё grup serbёsh nga Kosova tё mbledhur nё ‘Listёn Serbe’, po pёrsёrisin pa rreshtur ‘si papagaj’ nё kuadёr tё propagandёs sё tyre, se Beogradi zyrtar është i gatshëm të vazhdojë dialogun sapo të hiqen taksat 100% mbi importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, e vendosur nga Prishtina zyrtare, transmeton Kabllogrami.

Bёrnabiq gjatë një takimi me ambasadorin e Belgjikës, Kunar Adam në Beograd, theksoi se arritja e një zgjidhjeje kompromisi është e nevojshme për ruajtjen e përhershme të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Bërnabiq e falënderoi Belgjikën për mbështetjen në procesin e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe theksoi se anëtarësimi i plotë mbetet synim strategjik i palës serbe.

Ajo shprehu shpresën se procesi i negociatave për anëtarësim do të përshpejtohet në periudhën e ardhshme dhe se përpjekjet e reformës së Serbisë do të vlerësohen në mënyrë adekuate. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë