Samsungu me telefona të palosshëm – shkon nё prodhim masiv

Kompania e njohur jug-korean e teknologjisë, Samsung, javën e kaluar ka prezantuar telefonin e shumëpritur të palosshëm me ekran Infinity Flex në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve. Gjatë prezantimit, nënkryetari i presidentit të Samsungut për marketing, Justin Dennison, ka thënë se ky telefon i parë i palosshëm do të shkojë në prodhim masiv “në muajt e ardhshëm”, pёrcjell Kabllogrami

Siç raporton Yonhap News, kreu i Samsungut, D J Koh ka thënë gjatë konferencës se kompania do të prodhojë së paku 1 milion njësi të këtij telefoni dhe nëse tregu do të përgjigjet mirë, atëherë Samsungu do të prodhojë edhe më shumë, shkruan phonearena, transmeton Kabllogrami.

Gjithashtu, Samsung thotë se këtë telefon do ta lansojë globalisht në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Telefoni i ri i palosshëm, i cili transformohet nga tableti 7.8-inçësh në telefon 4-inçësh, përmban specifika të teknologjisë së fundit dhe çmimi i tij do të jetë 1290 dollarë, 1435 dollarë dhe 1865 dollarë – varësisht nga modeli.

Deri tani, ky telefon është në dispozicion për para-porositje vetëm në Kinë dhe do të fillojë të shpërndahet muajin e ardhshëm. /©kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë