Publicisti Veton Surroi në një shkrim me titull “Si shpëtuam nga vjedhja e shekullit”, të botuar sot në koha.net, e ka cilësuar si lajm të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkëputjen e njëanshme të kontratës nga kompania amerikane “Contour Global”.
Kompania “Contour Global” gjatë ditës së djeshme kumtoi se tërhiqet nga ndërtimi i termocentralit me thëngjill në Kosovë.
Siҫ shkruan Surroi, Kosova fitoi 19 milionë euro, me aq sa do të penalizohej vendi po të kishte vendosur ta shkëpuste kontratën njëanshëm.
Në fakt, fitoi jashtëzakonisht më shumë. Dëmi i kontratës më të keqe komerciale që ka nënshkruar ndonjëherë Kosova ka mundur të jetë aq i madh sa të kalonin njëzet vjet e të mos mund ta llogarisnim, shkruan mes tjerash Veton Surroi. /©Kabllogrami/
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: