Shpendi i reagon Presidencës: Delegacioni shtetëror nuk është deklaruar për taksën

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator të Kosovës Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj një njoftimi nga zyra e Presidentit, ku thuhet se të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator gjatë takimit me delegacionin e lartë amerikan, kanë shprehur gatishmërinë për suspendimin e taksës ndaj Serbisë dhe vazhdimin e dialogut.

Shpendi në një stuatus në faqen e tij në rrjetin social Facebook e demantoi njoftimin nga zyra e Presidencës, duke thënë se Delegacioni shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës.

Në vijim mund ta lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebok:

“Disa media po informojnë se Delegacioni Shtetëror kinse qenka deklaruar për suspendimin e taksës.

Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qëndrime të subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme.

Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj”. Ka thënë Shpendi në fund të postimit të tij. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë