Feronikeli mbret i rikthimeve me finish spektakolar /video/

Feronikeli ka bërë një ndeshje spektakolare në udhëtim te The New Saints. Vendasit arritën të krijojnë epërsi prej 2 me 0, por kampioni i Kosovës nuk u dorëzua duke arritur të barazojë rezultatin në 2 me 2, raporton Kabllogrami.

Draper shënoi golin e epërsisë për TNS-në në minutën e 49 nga penaltia të cilën e shkaktoi kapiteni i ‘Niklit’, Lladrovci. Derisa në minutën e 77-të, Edwards dyfishoi epërsinë për vendasit.

Mirëpo, Feronikeli nuk u dorëzua duke arritur të barazojë shifrat në 2 me 2 deri në fund të takimit.

Mevlan Zeka shënoi golin e parë në minutën e 88 pas një aksioni shumë të bukur.

Derisa shifrat i barazoi Astrit Fazliu, duke shënuar nga penaltia në minutën e 90+3.

Me këtë rezultat pozitiv Feronikeli e pret TNS-në në Kosovë më 16 korrik.

Rikthimi sensacional në sekondat e fundit i Feronikeli kundër klubit uellsian ‘The New Saints’ iu ka lënë mbresa edhe mediave në britani, ku një media ‘County Times’ e ka quajtur kampionin e Kosovës mbret të rikthimeve.

Barazimi 2:2 në një garë të këtij karakteri është shumë i favorshëm për Niklin, pasi çfarëdo barazimi më me pak se dy gola e dërgon skuadrën nga Drenasi në rundin e dytë kualifikues në tentim për ta siguruar pjesëmarrjen në edicionin 2019/20 të Ligës së Kampionëve të Evropës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë