Edhe sot protesta në Serbi: Po rriten e masovizohen për ditë e më shumë

Protestat qytetare në Serbi nuk e kanë ndërmend të ndalen. Përkundrazi, numri i qytetarëve në protestë vazhdon të rritet përditë e më shumë. Edhe sot është protestuar ku tani me dhjetëra-mijëra protestues kanë dal rrugëve të Beogradit pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë dhe selisë së Presidentit të Serbisë, Alkesandar Vuçiq, transmeton Kabllogrami.

Protestuesit janë ngritur në protestë me moton “Stop këmishave të përgjakura”, për shkak të dhunës shtetërore që ushtrohet në Serbi ndaj mendimit ndryshe, fjalës së lirë dhe lirisë së mediave. Në krye të protestave janë personalitete të shquara në Serbi nga bota akademike, e artit dhe cultures, bën të ditur Kabllogrami

Derisa rrugët kryesore janë bllokuar disa qytetarë kanë veshur jelek të verdhë ndërsa ata i shoqëron një kamion me altoparlantë.

Mediat serbe raportojnë se deri tani nuk është shënuar ndonjë incident.

E në mesin e protestuesve kanë dal edhe përfaqësuesit e partive opozitare serbe si: Vuk Jeremiq, Dragan Djilas, Borko Stefanoviq, Janko Veselinoviç, Milos Jovanoviç, Bosko Obradoviç.

Qytetarët e Serbisë janë të pakënaqur me qeverinë aktuale dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe me gënjeshtarin patologjik që udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq të cilin ata e quajnë ‘slloba i vogël’. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë