Shpërthen Hoxha nga Mitrovica: Turqia ka dashur t’i asimilojë shqiptarët /video/

Hoxha kontrovers nga Mitrovica, Fatmir Latifi, i cili njihet për deklaratat e tij të ‘famshme e kundërthënëse’ për shumë çështje, e ka pranuar se Turqia kishte synime shumë të qarta për asimilimin e shqiptarëve.

Ai thotё, se kushdo qё kёrkon nё emёr tё Islamit qё shqiptarёt ta harrojnё gjuhёn apo ta ndёrrojnё kombin, e tё bёhen turq apo arabё, atёherё ta dini se ata janё armiqtё mё tё mёdhenjё tё kuranit e islamit.

Këtë ai e ka bërë të ditur duke treguar një histori për rilindësin shqiptar Rexhep Voka, bёn tё ditur Gazeta Metro, pёrcjell lajmi.net.

Ai rrëfen një ngjarje që i kishte ndodhur rilindësit shqiptar hoxhë Rexhep Vokës, nga Tetova, ku turqit i kishin kërkuar të hiqte dorë nga kombësia shqiptare dhe të deklarohej turk.

“Hoxha dhe rilindasi Rexhep Voka, kishte kërkuar ndihmë nga ambasada turke në Beograd, për shkak të gjendjes së rëndë të shqiptarëve në Maqedoni. Ambasada e Turqisë e kishte kushtëzuar ndihmën që të gjithë shqiptarët të deklaroheshin turq. Por rilindasi Rexhep Voka, kishte refuzuar kategorikisht ofertën poshtëruse të turqve’, thotë hoxha Fatmir Latifi.

Për më shumë shikojeni videon:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë