Bie borë në shkretëtirën e Arizonës! – pamje të rralla të kaktuseve të mbuluar me borё /video/

Në shumicën e qyteteve në pjesën perëndimore të SHBA-ve ka rënë borë, madje edhe shkretëtira e Arizonës e mbushur me kaktus është mbuluar nga bora.

Në jug të Arizonës, qytetarët kanë pasur rastin të shohin diçka që shumë rrallë ndodh – bora kishte mbuluar kaktuset në jug të Arizonës, kurse në veri edhe parku nacional i njohur si “Grand Canyon” kishte marrë ngjyrën e bardhë, transmeton Telegrafi.

Instituti kombëtar i meteorologjisë ka paralajmëruar për temperatura shumë të ulëta në Nevada, kurse rruga për në Las Vegas ka qenë e mbuluar nga bora për më shumë se 20 minuta.

Për shkak të ngricave dhe borës, shkollat kanë ndërprerë përkohësisht mësimin në Albakurki në New Mexico. E në anën tjetër, disa pjesë të Alaskës kanë pritur Vitin e Ri me një klimë shumë të butë. /©Kabllogrami/

Ndiqeni videon:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë