Në ditën kur në Hagë ka nisur intervistimi i parë nga Gjykata Speciale, në Kosovë vazhdon të kundërshtohet ajo. Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, e cila votoi kundër kësaj gjykate, sa ishte në opozitë, fillimin e punës së kësaj gjykate e cilëson si tejet të dëmshme për vendin.
Veç largimit të investitorëve të huaj, sipas zyrtarë të AAK -së Specialja do ta dëmtojë edhe luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton KTV.
Për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila po ashtu është kundër Speciales, njeriu i parë dhe i vetëm, i cili do të duhej të nisej për në Hagë është presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Partia e Isa Mustafës, Lidhja Demokratike e Kosovës Specialen e sheh si pastrim të së kaluarës së luftës së UÇK-së.
LDK-ja e ka votuar në vitin 2015 dhe e ka penguar shfuqizimin e Speciales në dhjetor të vitit 2017. /©Kabllogrami/