Shtatë persona vdesin në Greqi për shkak të stuhisë së fuqishme

Reshjet e fuqishme të shiut të cilat këtë fillim javë kapluan rajonin e Ballkanit, e të cilat u përcollën me rrufe të zhurmshme e vetëtima të ndritshme, si dhe me stuhi të fuqishme ere, përveҫ dëmeve të shumta në bregdetin shqiptar e malazias, edhe në Greqi kanë goditur ashpër, ku në rajonin e Halkidikit mbetën të vdekur edhe dy fëmijë, nga gjithsej shtatë persona të vdekur.

Të paktën ky është numri që është raportuar deri tani.

Meteorologët grekë kanë paralajmëruar përsëri mot të ashpër e stuhi të fuqishme. Siç raporton The Guardian, dhjetëra persona kanë përsuar lëndime të rënda e të lehta.

Stuhia e cila zgjati 20 minuta, ka shkaktuar dëme të shumta në Halkidikit.

Turistët janë kapur nga kamerat duke ikur, pasi stuhia shihet tek përmbys pemët, veturat e çdo gjë tjetër.

Dy turistë nga Republika Çeke, dy nga Rusia dhe një rumun me djalin e vet 8 vjeç vdiqën në Halkidiki, shumë afër Selanikut, transmeton koha.net.

Një mot i tillë ekstrem është i pazakontë në këtë kohë në Greqi. E fundit që ndodhi e prej së cilës pati fatalitet, ishte në vitin 1983. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë