Shtëpia e bardhë kundërshton hulumtimin e ‘New York Times’

Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë një raport të së përditshmes ‘New York Times’, në të cilin thuhej se FBI-ja ka filluar hetim për të përcaktuar nëse presidenti Trump po punonte fshehurazi për Rusinë.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit ishin të shqetësuar nga sjellja e Trumpit në maj të vitit 2017, kur ai shkarkoi drejtorin e FBI-së James Comey, shkruan gazeta, njujorkeze. Hetimi thuhet se analizoi nëse Trumpi përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare.

Kjo është absurde, tha mes tjerash zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Në vitin 2016, agjencitë amerikane të zbulimit arritën në përfundimin se Rusia kishte filluar sulme kibernetike dhe orkestroi lajme të rrejshme në mediat sociale në një përpjekje për të promovuar Donald Trumpin dhe për të dëmtuar kundërshtaren e tij, Hillary Clinton. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë