Nisi gjuetia e shtrigave: Rrustem Mustafa i pari në Tribunal

Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, është personi i parë që do të intervistohet nga Prokurori i Gjykatës Speciale. Këtë e ka konifrmuar avokati i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arianit Koci. Derisa kriminelët serbë që kryen gjenocid me krime makabre kundёr njerёzimit – ndaj civilёve nё Kosovё, ku nuk kursyen as gratё shtatёzёna e as foshnjet e porsalindura – krime kёto tё papara nё Evropё qё pas luftёs sё dytё botёrore, qё e detyruan botёn demokratike tё ndёrhyjё pёr t’i dhёnё fund fashizmit serb, sot po ata kriminelё, drejtpёrdrejtё pjesёmarrёs nё politikat gjenocidiale serbe, janё nё krye tё vet shtetit serb, na pёrqeshin e shëtiten të lirë nëpër botë, shkruan Kabllogrami.

Pas raportimit të mediave se një ish-komandant i UÇK’së ka pranuar ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale, avokati Arianit Koci ka njoftuar se klienti i tij, Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, është ftuar nga Dhomat e Specializuara për intervistim.

Avokati Arianit Koci ka bërë këtë njoftim:

Me autorizimin e klientit tim z. Rrustem Mustafa, ju njoftoj se z. Mustafa ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.
Kjo është ftesë për intervistim.
Z. Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.
Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Mustafa rreth kësaj çështjeje.
Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë