Sllovakia zgjedh president të ri: A do të ketë tash zbutje të qëndrimit rreth njohjes së Kosovës?   

Zuzana Caputova është presidentja e re e Sllovakisë. Ajo bëri inaugurimin mbrëmë në një ceremoni zyrtare. Zonja Caputova bëhet presidentja e pestë e Sllovakisë që pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në dy shtete në 1993.

Presidentja 45-vjeçare ka pak eksperiencë politike por i tërhoqi votuesit me luftën e proklamuar kundër korrupsionit dhe politikave aktuale regresive.

Sa i përket Kosovës, shtrohet pyetja e pashmangshme se a do të ketë zbutje të qëndrimit sllovak rreth njohjes së Kosovës, por sidoqoftë, ndonëse me pikëpamje liberale, roli i presidentes së re do të jetë më tepër ceremonial.

Me profesion juriste, zonja Caputova u bë e njohur për betejën e suksesshme që zhvilloi kundër një landfilli me mbetje toksike në qytetin e saj, Pezinok. Për këtë punë ajo u nderua në 2016 me çmimin prestigjoz Goldman që vlerëson punën për kauza ambientaliste, shkruan VoA.

Presidentja Zuzana Caputova është e divorcuar dhe ka dy fëmijë. Ajo është shprehur pro të drejtave të homoseksualëve dhe është kundër përpjekjeve për të kufizuar të drejtën e abortit, prirje që e bëjnë një politikane shumë liberale në një vend të krishterë si Sllovakia.  /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë