Sot 9 vjet nga vendimi i GjND-së pro pavarësisë së Kosovës, që s’ditëm ta shfrytëzojmë
Sot mbushen 9 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Pra, ky akt nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare ashtu siҫ pretendonte Serbia.
Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Pas këtij momentumi të favorshëm, lidershipi kosovar në krye me të përhershmin Hashim Thaҫi, nuk diti ta shfrytëzojë dhe ta materializojë këtë vendim për të rritur numrin e njohjeve ndërkombëtare për Republikën e Kosovës dhe për ta anëtarësuar në organizata me peshë ndërkombëtare, përkundrazi, thuaja qëllimisht u punua nga vet organet tona që të minimizohet rëndësia e këtij vendimi.
Vendimi ishte lexuar nga presidenti i atëhershëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. /©Kabllogrami/