Është bërë tashmë listë e gjatë e të ftuarve nga Specialja, pasi që së paku tridhjetë persona janë ftuar deri më tash nga Gjykata Speciale për intervistim në Hagë. Ёshtë krijuar përshtypja se Gjykata speciale po e fton ҫdo kend që në ҫfarëdo mënyre të asocon me UҪK-në. Në këtë frymë, në Kosovë kanë filluar të qarkullojnë spekulimet ironike se qysh ka nisur turrin specialja në gjuetinë e shtrigave “anti UҪK”, kështu me shumë mundësi do ta pësojnë edhe veteranët e rrejshëm, pasi që edhe ata asocojnë në njëfarë forme me UҪK-në.
Të ftuar të speciales janë prej ushtarëve më të thjeshtë e deri në zingjirin më të lartë komandues të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ato në cilësi të ndryshme kanë udhëtuar e do të udhëtojnë drejt Hagës, qytetit holandez për t’u përgjigjur në pyetjet e prokurorëve rreth dyshimeve për krime në kohën e luftës në Kosovë dhe disa muaj pas saj.
I pari që kishte marrë ftesën për t’u paraqitur para prokurorëve të Speciales ka qenë komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Kjo kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, e ishte intervistuar në janar të vitit 2019.
Javën që po e lëmë, Specialja ka shtuar numrin e ftesave për krerët më të lartë të UÇK-së. Së fundi janë ftuar edhe Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, e Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës e anëtar i SHP-së, si dhe ish komandanti i zonës së Dukagjinit të UҪK-së, Ramush Haradinaj, i cili sipas pohimeve të tij, u detyrua të jap dorëheqje të pa revokueshme nga posti i kryeministrit të vendit, pikërisht për këtë shkak.
Sipas këtij ritmi, shtrohet pyetja kur dhe a do t’i marrin ftesat për Hagë edhe Hashim Thaҫi e Kadri Veseli. /©Kabllogrami/