Taksa hiqet vetëm me njohje, kёmbёngul Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të hiqet vetëm nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, njofton Kabllogrami

Haradinaj kёto fjalё i ka pohuar përmes një shkrimi në Twitter duke e bashkangjitur një link të një shkrimi pёr tё në gazetën prestigjioze “Financial Times”.

Ai ka shkruar se masa e vënë është bërë pasi që nuk kishte rrugëdalje tjetër.

“Kemi duruar ta marrim këtë masë për një kohë të gjatë, por nuk kishte rrugëdalje tjetër. Tarifa 100 për qind do të hiqet me normalizim të plotë dhe normalizimi i plotë do të thotë njohje”, ka shkruar ai. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë