Numri i viktimave nga vёrshimet dhe rrëshqitjet e tokës në Filipine ka kaluar shifrёn 100, derisa po rritet edhe numri i personave qё konsiderohen të zhdukur.
Viktimat u vranë kryesisht kur shtëpitë e tyre u shembën nga rrëshqitjet e tokës, pas disa ditë me reshje shiu. Ekipet e shpëtimin po vonojnë në mbërritjen te zonat e prekura nga vërshimet.
Depresioni tropikal, i cili u dobësua përpara se të dilte nga Filipinet të dielën, solli shi të madh që shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe përmbytjeve në rajonet Bicol dhe në lindje të Visayas.
Zyrtarët kanё shpallur nё tre provinca “në gjendje të jashtëzakonshme” për t’u dhënë atyre qasje në fondet e emergjencës. /©Kabllogrami/