Pjesa e parё: Kosova – Azerbajxhani 1:0

Kosova e ka nisur mirё ndeshjen futbollistike kundёr Azerbajxhanin pasi që ka arritur që të shënoi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, raporton Kabllogrami.

Një asist i Kolollit dhe një goditje maestrale e Zenelit në këndin e djathtë të portës bën që Kosova të kaloi e para në epërsi qysh nё nisje tё takimit.

Pas golit Kosova arriti që ta kontrollojë shumë mirë pjesёn e parё tё takimit.

Azerbajxhani rastin më të mirë e pati në minutën e 40’të por Muriçi bëri një pritje fenomenale.

Pёrkundёr pёrpjekjeve pёr posedim tё topit tё Azerbajxhanit, Kosova arrito ta administronte si duhet këtë ndeshje që nga fillimi i saj. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë