Veseli e prejudikon Haradinajn si të papjekur dhe naiv: Do rrenacakë po e manipulojnë me dalë kundër SHBA-së e BE-së

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se ka një gajle që e brengos: manipulimin që të tjerët ia bëjnë kryeministrit për siç thotë ai “sinqeritetin dhe patriotizmin real të Ramush Haradinajt”. “Do rrenacakë e përdorin sinqeritetin e tij për të dalë ai kundër partneritetit perëndimor, SHBA-së dhe BE-së. Mendoj se ai është duke bërë punë të mirë, por në politikë nuk duhet me ra në kurthin e atyre që nesër të lënë në lloç”, ka thënë Veseli.

Në zhargonin e politikës dhe diplomacisë, ky konstatim ndonëse i thënë me qëllime të mira, del të jetë një ofendim i rëndë që i bëhet kryeministrit të vendit, për faktin që prejudikon se kryeministri është i papjekur dhe naiv që manipulohet nga të tjerët, shkruan Kabllogrami.

Veseli ka thënë që ai e ka bërë Ramush Haradinajn, kryeministër.

“Unë Ramush Haradinajt ia kam dhënë përkrahjen, e kam bërë Kryeministër të Kosovës. Edhe do t’i qëndroj deri në fund. Në jetën time vetëm etika dhe korrektësia më mban”, ka thënë Veseli në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova.

“Edhe ky koalicion është duke bërë punë, ky kryeministër është duke bërë punë. Jemi duke marrë vendime bashkërisht. Imagjinojeni vetëm rritjen e pagave që e kemi bërë në situatën kur shumica e vendeve përreth janë në krizë ekonomike”.

“Unë e kam një gajle: sinqeritetin dhe patriotizmin real të Ramush Haradinajt. Do rrenacakë e përdorin sinqeritetin e tij për të dalë ai kundër partneritetit perëndimor, SHBA-së dhe BE-së”.

“Mendoj se ai është duke bërë punë të mirë, por në politikë nuk duhet me ra në kurthin e atyre që nesër të lënë në lloç”, ka thënë mes tjerash Veseli. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë