Vuçiq: Ne do ta ruajmë paqen, Serbët mjaft kanë luftuar

Kryetari i Serbisё, Aleksandar Vuçiç siç raporton ‘’Tanjug’ u tha sot qytetarëve në Kotrazhë në komunën e Luçanit, ku të dielën zhvillohen zgjedhjet, se është shumë i shqetësuar për gjendjen në Kosovё dhe për gjithë atё “çfarë po përgatitet për ne”, por që Serbia duhet të punojë për të ruajtur paqen, për shkak të fëmijëve të saj dhe të ardhmen e tyre, pёrcjell Kabllogrami

“E shoh problemin nё atё që shqiptarët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare na imponojnë në Kosovë dhe Metohi, me këtë problem bie tё fle dhe zgjohem me tё … E di se sa kemi luftuar për paqe dhe stabilitet,” ka thёnё Vuçiq, pёrcjell Agjencia Serbe e Lajmeve ‘Tanjug’. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë