Singapor, 26 qershor – Restoranti francez “Mirazur” i kuzhinierit Mauro Colagreco, që ndodhet në Menton në jug të Francës, u zgjodh sot si restoranti më i mirë në botë nga revista britanike e specializuar “Restaurant”, gjatë një ceremonie në Singapor, transmeton atsh raportimin e afp-së.
Pas restaurantit ‘Mirazuri’ në jug të Francës që u shpall fitues global, restoranti “Noma” në Kopenhagën është në vend të dytë të këtij klasifikimi të 50 restoranteve më të mirë në botë, që është gjithashtu klasifikimi më i dëshiruar në gastronominë botërore.
“Noma” ndiqet nga restoranti “Asador Etxebarri” që ndodhet në territorin bask të Spanjës. /©Kabllogrami/