Zjarr në dy ndërtesa në Prishtinë – banorët shpëtojnë duke kërcyer nëpër ballkone të fqinjëve

Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë,  nga flakët janë përfshirë dy objekteve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrëfikësit, banorët janë evakuar, konfirmohet se nuk është lënduar asnjë njeri.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga persona që në mënyrë ilegale kanë punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, raporton Gazeta Express.

Për këtë rast në polici është shoqëruar një person.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është  ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në  kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar”, ka thënë policia për Expressin.

Fatmirësisht, konfirmon policia, pasoja në njerëz nuk ka pasur, janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale”. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë