Ҫfarë moti pritet të jetë nesër dhe pasnesër në Kosovë?

Shërbimet e meteorologjisë njoftojnë se nga dita e enjte masat e ftohta ajrore zhvendosen në juglindje të rajonit, e temperaturat maksimale gradualisht do të shënojnë rritje të lehtë mbi vlera mesatare gjatë ditës së premte. Orëve të mëngjesit mbetet mot më i ftohtë dhe me ngrica.

Ditëve të ardhshme, vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ftohta ajrore, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell, të thatë, por të ftohtë, bën të ditur Prishtina Weather.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe do të kalojnë edhe në të pashëndetshme, sidomos ditën e enjte, thekson Prishtina Weather.

Parashikimi për 8 dhe 9 janar:

8.01.2020 – Ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Erë e lehtë nga verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 1.

9.01.2020 – Në mëngjes ngrica. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Kryesisht qetë, me erë të lehtë nga krahu verior 1-2m/s. Indeksi UV: 1.

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë