SHBA: Më 2019 mund të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, Jonathan Cohen, ka deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, është e mundshme të arrihet në vitin 2019.

Këtë deklaratë përfaqësuesi i SHBA-së e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur për Kosovën.

“Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019. Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjës”, tha ai, raporton KosovaPress

Ai po ashtu ka pohuar se UNMIK-u ka përmbushur mandatin e vet, dhe përmes zyrës së OKB-së mund të bëhen punë të tjera, por jo përmes UNMIK-ut dhe duhet të ketë një rivlerësim për praninë e OKB-së në Kosovë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë