Moti të dielën në Kosovë
Të dielën në Kosovë do të mbajë mot me ngritje të temperaturave, i ndryshueshëm por pa reshje, sipas një njoftimi të Institutit Hidro-Meteorologjik të Kosovës /IHMK/, përcjell Kabllogrami.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /©Kabllogrami/