10 librat më të mirë të vitit 2018, sipas “The Times Book Review”

Janë bërë plot 122 vjet, që prej tetorit të vitit 1896, kur revista “The Times Book Review” që është një shtojcë e përjavshme e të përditshmes prestigjioze “The New York Times”, bën analizimin dhe kritikën e librave që botohen dhe kanë vlera të larta letrare. Është një nga botimet më me ndikim dhe më të lexuar gjerësisht në industrinë e shqyrtimit të librave.

Redaktorët e “The Times Book Review” kanë përzgjedhur 10 titujt më të mirë fiksion dhe jo-fiksion për këtë vit dhe këtë përzgjedhje, politiko.al. e sjell në shqip përmes Loneta Prognit, transmeton Kabllogrami.

  1. “Asymmetry” nga Lisa Halliday

Në “Asymmetry”, dy seksione në dukje të palidhura, lidhen me një kod tronditës. E para, “Marrëzia”, është një histori dashurie. Tregon për marrëdhënien midis Alice-s, një redaktore librash dhe Ezra Blazer, një romancier i shkëlqyer. Seksioni i dytë, “Çmenduri” rrëfen për Amar Jaafarit, një ekonomist iraken-amerikan, i cili po mbahet në burg në Heathrow.

  1. The Great Believers” nga Rebecca Makkai

I vendosur në Çikago në mes të viteve ’80 dhe në Paris në kohën e sulmeve terroriste të vitit 2015, romani i thellë i Makkai-t përdor epideminë e AIDS dhe kërkimin e nënës për vajzën e saj të larguar, për të eksploruar efektet e humbjes së pakuptimtë dhe përpjekjet tona për ta kapërcyer atë.

  1. “The Perfect Nanny” nga Leila Slimani

Ne e dimë që nga fillimi i këtij tregimi që një dado ka vrarë të dy fëmijët në kujdesin e saj, por ajo çfarë e bën këtë rrëfim të mrekullueshëm është analiza tërheqëse e autorit për marrëdhënien e veçantë midis një nëne dhe personit që merr përsipër për t’u kujdesur për fëmijët e saj.

  1. “There There” nga Tommy Orange

Debutimi i Orange është një meditim ambicioz për identitetin dhe alternativat e tij të rrëzuara, mbi mitin e filtruar përmes lenteve të kohës, të varfërisë dhe jetës urbane. Kapitujt e tij të shumtë, të shkurtër, tregojnë për një grup amerikanësh vendas që jetojnë në Oakland, Kaliforni, ndërsa udhëtojnë drejt një pusi.

  1. “Washington Black” nga Esi Edugyan

Kjo punë e jashtëzakonshme e ndjeshmërisë dhe imagjinatës, fituese e çmimit prestigjioz “Giller” të Kanadasë në vitin 2018, zhvillohet në një plantacion të sheqerit në Barbados, në ditët e skllavërisë. Përkundër atij sfondi të brutalitetit, na çon në një botë të re mundësish; një botë në të cilën njerëzit ngrihen në qiell në balona me ajër të nxehtë, zhyten në thellësitë e oqeanit misterioz dhe kalojnë Arktikun në këmbë.

  1. “American Prison” nga Shane Bauer

Bauer u zhvendos në Luizianën rurale në vitin 2014 për të punuar si roje në Qendrën Rehabilituese Winn, një burg i drejtuar privatisht. Ai punoi aty katër muaj para zbulimit të mashtrimit të tij, por kjo periudhë ishte mëse e mjaftueshme për të shkruar për Nëna Xhons. Ky libër i dha atij “Çmimin Kombëtar të Revistës” dhe një ftesë për të folur me zyrtarët në Uashington rreth problemeve në burgje.

  1. “Educated” nga Tara Westover

Libri i jashtëzakonshëm i Westover-it është një akt guximi dhe vetëzbulimi. Libri flet për më të voglën nga shtatë fëmijët, që u rritën në Idaho, në një familje të varfër që jetonte aq larg qytetërimit, saqë iu mungonte edhe çertifikata e lindjes dhe nuk shkonin as në shkollë.

  1. “Frederick Douglass” nga David W. Blight

Një punë madhështore rreth një figure madhështore. Douglass karizmatik ishte ndërgjegja e Abraham Lincoln-it dhe kjo biografi e detajuar, biografi  kinematografike e Blight-it, është rezultat i një jete afër subjektit të tij.

  1. “How to Change Your Mind” nga Michael Pollan

Duke eksploruar historinë dhe shkencën e “psikedelikëve”, ai tregon për ngritjen dhe rënien e interesit tonë shoqëror për këto drogëra, të cilat tani mendohet që sjellin shumë përfitime, për lehtësimin e dhimbjeve te të sëmurët terminalë.

  1. “Small Fry” nga Lisa Brennan-Jobs

Brennan Jobs u rrit në mes dy botëve të ndryshme: bota bohemiane e nënës së saj, një artiste e paqëndrueshme dhe e varfër, dhe bota luksoze e babait të saj gjithnjë e më të pasur, Steve Jobs. Ajo ofron portrete të pashlyeshme të të dy prindërve, duke rikrijuar peizazhin e fëmijërisë së saj në Palo Alto. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë