Barcelona fiton në La Liga, Messi thyen edhe një rekord

Futbollisti argjentinas Lionel Messi ka thyer një rekord golash në La Liga dhe bëhet kështu lojtari i parë dhe i vetëm që ka shënuar 400 gola në La Liga, transmeton Kabllogrami.

Këtë rekord Messi e arriti me golin në ndeshjen ndaj Eibarit në fitoren prej 3 me 0 të Barcelonës. Vlera e kësaj të arriture historike bëhet akoma e madhe për faktin se Messi këtë shifër e ka arritur në vetëm 435 ndeshje në La Liga për Barcelonën.

Golin e parë për Barçën në ndeshjen e sotme kundër Eibarit e shënoi Suarez në minutën e 19 pas një asistimi të Coutinho-s. Golin e dytë e shënoi Messi në minutën e 53 pas një asisti të Suarezit, derisa golin e tretë e shënoi sërish Suarez në minutën e 59 pas asistit të Robertos.

Barcelona kryeson tabelën me 43 pikë pas 19 xhirove, pesë më shumë se Atl. Madrid në vendin e dytë.

Messi bëhet lojtari i dytë që ka shënuar 400 gola në top pesë ligat evropiane, pas Cristiano Ronaldos i cili ka 409 gola në 507 ndeshje të zhvilluara në Angli, Spanjë, e Itali. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë