Trump heq maskën para gazetarëve në fabrikën e makinave

Presidenti Donald Trump thotë se kishte maskën veshur në një “zonë të pasme të objektit të fabrikës” gjatë një turneu në fabrikë në Michigan, por e hoqi atë përpara se të dilte para kamerave.

Ai u tha gazetarëve se hoqi mbulesën e fytyrës në fabrikën e makinave Ford sepse “ai nuk dëshironte t’i jepte shtypit kënaqësinë ta shihte atë me maskë”, përderisa ishte gati të mbante fjalimin.

Pavarësisht se avokati i përgjithshëm i Michiganit i ka kërkuar presidentit të zbatonte udhëzimet e shëndetit, presidenti këmbënguli se ishte e panevojshme sepse ai testohet rregullisht për koronavirus.

@Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë