4 të vdekur dhe 13 të plagosur nga një sulm terrorist në Turqi

Një sulm ka tronditur Turqinë dje në mbrëmje. Mediat e huaja shkruajnë se një shpërthim i fuqishëm ekslozivi ka shpërthyer në zonën Kulp të Dijarbakirit.

Nga shpërthimi kanë humbur jetën 4 civilë dhe janë plagosur 13 të tjerë. Raportohet që eksplozivi i bërë me dorë ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.

Dyshohet se sulmin e kanë bërë organizat që kanë lidhje me avancimin e të drejtave politike dhe njerëzore të popullit kurd që jeton në Turqi dhe që janë me popullsi shumë milionëshe pa kurrëfarë të drejtash elementare njerëzore, të cilët thuhet se udhëhiqen nga organizata PKK e cila në pamundësi që me veprime pacifiste të marrë vëmendjen publike, po përdorë metoda radikale dhe të papranueshme për zgjidhjen e problemeve të i rëndojnë../tch

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë